
Zorba
Περιγραφή:
Romani "Zorba" perben nje nga veprat me te njohura te shkrimtarit dhe kualifikohet nder 100 librat me te mire te te gjitha koherave te letersise boterore, sipas Qendres Norvegjeze te Librit (2002). Zorba eshte teresimi i figures se grekut tipik bashkekohor, real, jetesor, simbol i njeriut te vetvetishem qe misheron mendesine popullore greke.
Zorba, si njeri praktik, i pandikuar nga librat, leximet dhe skemat filozofike, perpiqet qe t'i deshmoje shkrimtarit, permes nje dialogu bashkekohor platonik, se pergjigjet qe mundojne cdo intelektual nuk gjenden tek nderlikimet logjike dhe deduksionet e pashpjegueshme, por ne praktiken e perditshme te jetes; mjafton qe ai te jetoje cdo cast me pasion si te jete dita e fundit e jetes se tij dhe te punoje po me pasion, sikur nuk do te vdese kurre.